Site icon Telegrafi

Në Kuvendin e Maqedonisë dorëzohen propozim-ndryshime për Ligjin për lëndë të para

Deputetet Liljana Popovska dhe Maja Moraçanin kën dorëzuar në Kuvend një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndët e para, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetet kërkojnë që të shtohet një paragraf në neinin 36 që do të ndalonte dhënien në koncesion për eksploatim të lëndëve të para në procedura të cilat përdorin cianide, acid sulfurik dhe substanca tjera të rrezikshme.

Gjithashtu, në ndryshime kërkohet që firmat të dorëzojnë garancë financiare në rast të dëmeve në mjedisin jetësor, si edhe të ndryshohet afati i dhënies së mendimit të ministrive dhe komunave, nga 15 në 90 ditë./Telegrafi/

Exit mobile version