Edhe në seancën e sotme, që është vazhdimi i 16-të i asaj konstituive ka diskutime, replika, kundërreplika dhe diskutime të shkurtëra procedurale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deri tani, temë kryesore është Deklarata politike shqiptare, si edhe kush dhe përse ka përfitim nga kriza politike në vend. Deputetët e OBRM-PDUKM-së kërkojnë nga ato të LSDM-së që të tërhiqen nga ajo dhe të shkohet në zgjedhje të reja, siç thonë, qytetarë të dijnë se për çfarë votojnë.
Nga ana tjetër, LSDM-ja konsideron se me diskutimet nuk respektohet Rregullorja kuvendore dhe se OBRM-PDUKM-ja diskuton për tema që nuk kanë të bëjnë me rendin e ditës.
Nga BDI-ja kërkojnë që të diskutohet për rendin e ditës dhe të mos bllokohet Kuvendi, si edhe të lejohet zgjedhja e Komisionit për emërime dhe çështje zgjedhore./Telegrafi/