Telegrafi

Në Kuvend vetëm kur është e nevojshme

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti ka treguar se kjo lëvizje nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme të Kuvendit.

Ajo ka thënë se bojkoti i punës së Kuvendit nga VV-ja nuk do të jetë sikurse i AAK-së dhe Nismës.

Dërguti në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka bërë me dije se Lëvizja Vetëvendosje do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit vetëm kur e sheh të nevojshme praninë e saj për të penguar ndonjë vendim të dëmshëm për interesat e qytetarëve.

Ajo ka thënë se nga pozita nuk do të pranojnë kurrfarë oferte për dialog. /Telegrafi/