Telegrafi

Në Kuvend vazhdon debati për propozimin që Joveski të jetë gjykatës kushtetues

Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot do të vazhdojë shqyrtimin e propozimit që Ljubomir Joveski, prokurori aktual publik, të zgjidhet gjykatës kushtetues.

Seanca vazhdoi dje pas një pauze disa mujore, ndërsa opozita sërish me fjalime të gjata kërkoi që partitë në pushtet ta tërheqin propozimin që Joveski të jetë kandidat për gjyqtar kushtetues.

Zëvendëskoordinatorja e Grupit Parlamentar të OBRM-PDUKM-së Eli Panova kërkoi fjalën për vërejtje procedurale dhe kërkoi nga kryetari i Komisionit të thotë se sipas cilit nen vazhdon seanca.

Panova foli edhe për shqyrtimin e procedurës së kryetarit të Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, i cili kërkoi që gjyqtarët Tatjana Vasiq Bojaxhiev dhe Fatmir Skender të ndahen dhe Kuvendi t’i votojë.

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime kishte nëntë propozime për gjyqtarë kushtetues, tre nga shumica qeverisëse dhe gjashtë nga opozita.