Site icon Telegrafi

Në Kuvend do të themelohet grup për të drejtat e romëve në Maqedoni

Në Kuvendin e Maqedonisë nesër do të themelohet grupi parlamentar ndërpartiak për të drejtat e romëve në Maqedoni, në të cilin anëtarë do të jenë deputetë nga parti të ndryshme.

Iniciatorë të kësaj ideje janë deputetët Samka Ibraimoski, Dime Velkovski, Irena Stefoska, Maja Moraçanin, Liljana Popovska, Enes Ibrahim, Agim Murtezanov, Mirsada Emini-Asani, Ivana Tufegxhiq, Gjylimser Kasapi, Pavle Bogoevski, Slavica Shumanska-Miteva, Sonja Mirakovska dhe Juliana Nikollova.

Përkrah deputetëve, në themelimin e grupit parlamentar janë ftuar edhe përfaqësues të ambasadave dhe sektorit joqeveritar nga kjo fushë./Telegrafi/

Exit mobile version