Në Komisionin kuvendor amë për financim dhe buxhet sot duhet të fillojë debati për Propozim buxhetin e RM-së për vitin 2017, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar prej 187.6 miliardë denarësh që është prej 7.6% më shumë në krahasim me vitin 2016. Shpenzimet e përgjithshme janë në nivel prej 206.22 miliardë denarësh ose për 4.5% më shumë se sivjet. Defiçiti buxhetor është paraparë të arrijë 3% nga BPV-ja, gjegjësisht 18.6 miliardë denarë.
Investimet kapitale janë planifikuar në 26.95 miliardë denarësh.
Buxheti është punuar në bazë të projeksionit për rritje të ekonomisë prej 3%, ndërsa infacioni të mbetet në nivel prej 1%. /Telegrafi/