Site icon Telegrafi

Në Kuvend, punëtori për luftë kundër korrupsionit

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbahet punëtori për parandalim dhe luftë kundër korrupsionit dhe rekomandime në lidhje me anëtarët e Kuvendit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në punëtori, në mënyrë interaktive, përmes diskutimit dhe nxjerrjes së qëndrimeve dhe mendimeve, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, do të përfshihen rekomandimet nga Raundi i katërt i evaluimit të GREKO me temë ‘Parandalimi i korrupsionit te anëtarët e parlamentit, gjykatësit dhe prokurorët’, përpjekje e interesave, kodeks etnik dhe çështje të tjera etike për deputetët dhe lobim ndaj bartësve të pushtetit ligjdhënës.

Për realizimin e këtij aktiviteti është angazhuar Drago Kos, ekspert ndërkombëtar për antikorrupsion.

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit në partneritet me Zyrën federale të RF të Gjermanisë, nga korriku i vitit 2014 filloi me realizimin e IPA Tuining projektit dyvjeçar ‘Mbështetje për parandalim efikas dhe luftë kundër korrupsionit’. /Telegrafi/

Exit mobile version