Telegrafi

Kërkohet ngritja e një memoriali për NATO-n

Deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli sot në Kuvendin e Kosovës ka folur për 17 vjetorin e fillimit të sulmeve të NATO-s kundër caqeve serbe e në mbrojtje të popullatës shqiptare në Kosovë.

Tërmkolli ka thënë se është çudi se si pas 17 vjetësh Kosova nuk e ka një memorial falënderues për NATO-n, raporton TV ARTA.

Ajo kërkoi nga institucionet që të fillojnë nga tash punën që 24 marsin e ardhshëm NATO të falënderohet si duhet.