Site icon Telegrafi

Në Kuvend arrijnë edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë

Seancën e Kuvendit të Kosovës do ta përcjellin nga afër edhe ambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në Kuvend aktualisht ka arritur ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, si dhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Ndryshe, sot deputetët pritet të zgjedhin Qeverinë Kurti që përbëhet nga dy zëvendëskryeministra, 15 ministra dhe 33 zëvendësministra.

Exit mobile version