Site icon Telegrafi

Në kutinë e postës gjeti një kille ‘bar’

Pakoja, sipas zonjës së vjetër nga qyteti Blackman Township afër Detroitit, arriti së bashku me postën javën e kaluar. Pasi zbuloi përmbajtjen e pakos, gruaja menjëherë lajmëroi policinë.

Detektivët deri më tash nuk kanë zbuluar kush e dërgoi “barin”. Ata zbuluan se adresa e dërguesit është e rreme, ndërsa marihuana nga kutia vlen rreth 2000 dollarë.

Policia mendon se pakoja në kutinë postare të zonjës ose është dërguar gabimisht, ose ka qenë e planifikuar që dikush ta vjedhë nga kutia para se ajo ta merrte. “Barin” do ta asgjësojë policia. /Telegrafi/

Exit mobile version