Telegrafi

Në kutinë e bananeve është gjetur kokainë që kushton rreth 1.4 milion euro

Në pakot ku duhej të ishin bananet, janë gjendur disa qese të mbështjella me shirit ngjitës, me ngjyrë të kuqe.

Siç raporton Mirror, në qeset që peshonin nga një kilogram secila, kishte kokainë që dyshohet të jetë nga Kosta Rika, vlera e së cilës arrin deri në 1.4 milion dollarë.

Policia e ka konfirmuar rastin, por nuk ka dhënë detaje lidhur me prejardhjen e këtyre qeseve. /Telegrafi/