Internistja dhe endokrinilogja Venera Berisha-Muharremi këtë javë në emisionin “Shnosh e Mirë” në RTV Dukagjini, ka ardhur me këshillat e saj për rëndësinë vitale që ka uji.
Ajo tregon se uji duhet të jetë fluidi kryesor dhe nuk duhet të zëvendësohet më lëngje tjera apo lëngje frutash.
“Uni është komponenta kryesore kimike e organizmit tonë dhe përbën 60% të peshës sonë trupore. Mungesa e ujit dërgon në dehidrim. Edhe dehidrimi më i lehtë i ujit shpenzon energji të mjaftueshme dhe bën që ne të jemi të lodhur”, këshillon doktoresha Venera.
Internistja tregon më tej se trupi i njeriut çdo ditë humb ujë përmes frymëmarrjes, urinimit, jashtëqitjes apo djersitjes prandaj sipas saj kjo sasi duhet të kompensohet poashtu në baza ditore.
Uji kompensohet duke pirë ujë apo duke ngrënë ushqime të pasura me ujë, tregon tutje Berisha-Muharremi, e cila thotë se sasia dallon nga personi në person.
“Sasia e ujit që duhet të merret nga shumë faktor. Cili është shëndeti juaj, në kuptimin se a keni ndonjë sëmundje që u limiton sasinë e ujit që duhet të pini. Varet nga aktiviteti juaj fizik por edhe vendi ku jetoni dhe klima e atij vendi”, thotë ajo, përcjell Telegrafi.
Doktoresha Venera thotë se në bazë të studimeve botërore, meshkujt që jetojnë në kushte klimatike si ato që janë në Kosovë duhet të konsumojnë rreth 3 litra ujë në ditë ndërsa femrat duhet të marrin rreth 2.2 litra ujë në ditë.
Këshillat e mjekes Venera Berisha-Muharremi , mund t’i ndiqni në pjesën e fundit të emisionit “Shnosh e Mirë” në videon e mëposhtme./Telegrafi/