Telegrafi

Në kushte të krizës, Qeveria do të bëj Ribalanc të buxhetit prej 5%

Në gjendje të krizës ndarjet e mjeteve rezervë buxhetore mund të rriten me rialokimin e fondeve vetëm në mes të ministrive dhe organeve të tjera shtetërore, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Për atë vendosi Qeveria, reduktimi mund të jetë deri në 5% nga burimet ekzistuese buxhetore të ministrive dhe organeve të tjera shtetërore. Kjo është përcaktuar në ndryshimet e fundit të ligjit për buxhet e cili me procedurë të shkurtuar është dorëzuar në Kuvend. Pas saj duhet të kihet kujdes për të mos u prishur funksionimi normal i ministrive dhe realizimi i kompetencave të përcaktuara. Nga Qeveria shpjegojnë se projekt – ligji për ndryshimin e Ligjit të Buxhetit, me procedurë të shkurtuar është propozuar në mënyrë të shpejt dhe me efikasitet sigurimi i fondeve në rastet e situatave të krizës.

Nga Opozita thonë se kjo është një goditje tjetër për të zvogëluar transparencën e shpenzimeve publike. /Telegrafi/