Tre persona janë në gjendje të rëndë pasi u plagosën me armë zjarri në një festë në Mulholland të Los Angelesit, ku morën pjesë qindra njerëz.
Departamenti i Zjarrit në Los Angeles (LAFD) tha se një nga viktimat, të gjithë të rritur, ishte në një “gjendje më kritike” pas të shtënave me armë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme, raporton .
Më parë rasti ishte raportuar në polici shkaku i një ndejë të madhe që po zhvillohej në kundërshtim me ligjet e coronavirusit në një rezidencë në një lagje të pasur të Beverly Crest.
#BREAKING: UPDATE: 4 people shot, a 5th person with a non-shooting related injury at house party off #Mulholland. @LAPDWestLA was aware of the party & had officers there all night but didn’t break it up saying they don’t enforce the “no gathering” health order. ?: @CitizenAppLA pic.twitter.com/Q1OFAtiizQ
— Mike Rogers (@MikeRogersTV) August 4, 2020
Ende nuk është e qartë se kush kishte hapur zjarrin gjersa LAFD njoftoi se personi i katërt pësoi një dëmtim në krah, transmeton Telegrafi.
Me,gjithë ndalimin e tubimeve të mëdha në Kaliforni, Departamenti i Policisë në Los Angeles (LAPD) ka njoftuar më parë se policët e tyre nuk mund të ndërhynin në festa pa një urdhër nga prokuroria.
Ndryshe, mediat lokale raportuan se shumica e pjesëmarrësve në ndejë nuk respektuan distancimin social dhe nuk kishin vendosur maska në fytyrë. /Telegrafi/
Shooting outside mansion party on Mulholland Drive near Beverly Hills leaves at least 3 people with gunshot wounds. Large crime scene established. pic.twitter.com/6l8XXHE6tD
— RMG News (@RMGNews) August 4, 2020
.@gabrieldaactor323 was filming an ig live at the #Mulholland #HollywoodHills party when the shots were fired (3/3) pic.twitter.com/ThrwJV7IcE
— ????????? ??? ? (@siushi) August 4, 2020