Në Kumanovë është organizuar një trajnim njëditorë me temë ”Menaxhimi me mbetje mjekësore” e mbajtur nga ”Eko Klub” nga Manastiri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëtorët shëndetësorë patën mundësi që të informohen për mënyrat e sigurta të menaxhimit me këtë lloj të mbetjeve, mënyrën e mbledhjes, si matet, si paketohet dhe si transportohet për t’u shkatërruar.
Ky lloj organizimi mbahet në çdo dy-tre muaj për të mundësuar njohje më të mirë të punëtorëve shëndetësorë me rreziqet e mostrajtimit të mbetjeve mjekësore./Telegrafi/