Qendra për kulturë në Kumanovë ‘Trajko Prokopiev’ sot në mbrëmje do të hapet ekspozita bienale e nëntë ‘Skulptura të kohës së re 2017’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në ekspozitën vjetore do të prezantohen 24 pjesë nga 21 autorë nga Maqedonia. Njëri nga organizatorët e ekspozitës, Robert Cvetkovski, thotë se skulptorët më së shpeshti kanë përdorur metal dhe dru dhe secili autor jep përvojën në fushën e figurës asociative ose formën abstrakte gjeometrike.
Ekspozita organizohet në koordinim të Qendrës për kulturë ‘Trajko Prokopiev’-Kumanovë me mbështetje financiare të Ministrisë për kulturë.
Ekspozita në Kumanovë do të qëndrojë e hapur deri më 10 gusht të këtij viti. /Telegrafi/