Site icon Telegrafi

Në Kumanovë shpërthen një mjet shpërthyes në një kosh mbeturinash, nuk ka të lënduar

Personi A.D nga (30) nga Kumanova sot në mëngjes në orën 3:20 minuta në SPB Kumanovë ka raportuar se ka dëgjuar një shpërthim eksplozivi para portës së shtëpisë së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është dalë në vendin e ngjarjes dhe fillimisht u zbulua se një pajisje shpërthyese ka qenë e vendosur në një kosh mbeturinash para portës. Nuk ka persona të lënduar, është shkaktuar vetëm dëm material të dritareve të shtëpisë”, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Policia ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Exit mobile version