Site icon Telegrafi

Në Kumanovë prezantohet raporti i mbikëqyrjes së Avokatit të Popullit

Në kumanovë do të prezantohet raporti i mbikëqyrjes së punës së Avokatit të Popullit, ”Ombudsmani-midis qytetarëve dhe institucioneve”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë raport do të publikohen konstatimet e grupeve të përqëndrimit të organizuara prej gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile nga Strumica, Shtipi, Manastiri, Tetova dhe Shkupi.

Përpos prezantimit të raportit, do të ketë edhe diskutim me të pranishmit për punën e Avokatit të Popullit./Telegrafi/

Exit mobile version