Ekipe nga dega e Kumanovës në ndërmarrjen publike “Pyjet e Maqedonisë”, intenzivisht dy herë në javë pyllëzojnë sipërfaqet e tokës me pemë gjethmbajtëse dhe gjethrënëse, në rajonin e komunave të Kumanovës, Likovës dhe Nagoriçanit të vjetër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në konferencën e sotme, udhëheqësi i njësisë rajonale, Vait Saiti deklaroi se nga 1 tetori i këtij viti, e deri tani, janë pyllëzuar rreth 200 hektarë, ndërsa deri në fund të vitit pritet që të pyllëzohen rreth 300 hektarë.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Saiti tha se këtë vit prerja e drunjve në të tre komunat është zvogëluar për 60 deri 70 % në krahasim me vitet e kaluara./Telegrafi/