Nëntëmbëdhjetë vjeçarja A. M, banore e fshatit Mateç, është pranuar në repartin e gjinekologjisë në spitalin e Kumanovës, me gjakderdhje të theksuar, pasi që ka lindur një ditë më parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të policisë, pacientja e ka hedhur fëmijën e porsalindur në lumin që kalon afër shtëpisë së saj.
Pas lindjes, gjendja shëndetësore e A. M është përkeqësuar, duke u detyruar kështu që të kërkojë ndihmë mjekësore. Trupi i bebesë është gjetur dhe do t’i bëhet obduksion./Telegrafi/