Site icon Telegrafi

Në Kumanovë ndihmohen familjet e kategorive të pambrojtura

Shoqata humanitare ‘Krepost’ nga Kumanova në shënimin e festës së Pashkëve ka donuar ndihma për rreth 60 familje për kategoritë e pambrojtura, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deri në fund të muajit, siç informojnë nga Shoqata, numri i donacioneve do të zmadhohet. Me ndihmë në ushqim, veshmbathje dhe ilaçe, do të arrij numri për 100 familje.

‘Ndihma është e mirëseardhur për këtë kategori të cilëve u duhet shumë pak për tu kënaqur gjatë festës’, ka deklaruar Xristijan Georgievski nga ‘Krepost’.

Ndihma u donohet për familjet më të rrezikuara, ata të cilët kanë problem të vërtetë të ekzistencës, të cilët janë të paaftë për punë, me sëmundje të rënda, prindër të vetëm pa kujdes. /Telegrafi/

Exit mobile version