Site icon Telegrafi

Në Kumanovë mbahet trajnim dyditorë për efikasitet energjetik

Në Kumanovë është duke u mbajtur trajnim dyditorë për të rinjtë e rajonit verilindor të vendit, që ka të bëjë me efikasitetin energjetik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti zbatohet nga Shoqata qytetare ”Besimi” nga Kumanova, me mbështetje të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Projekti ”Së bashku me të rinjtë për efikasitet më të mirë energjetik”, ka për qëllim edukimin e të rinjve për ndryshimet klimatike dhe nevoja për të punuar dhe të përfshihen në realizimin konkret të masave dhe propozimeve për rritjen e efikasitetit energjetik në shtëpitë dhe komunat.

Në trajnim marrin pjesë të rinj të moshës mbi 20 vjeçare, nga gjashtë komunat e rajonit verilindor, kurse trajnuesit janë nga Maqedonia dhe Holanda. Projekti parasheh edhe një takim mbikëqyrës, që do të mbahet në nëntor, përfshi një diskutim të fundit në dhjetor./Telegrafi/

Exit mobile version