Site icon Telegrafi

Në Kumanovë interes i madh për vaksinim kundër gripit sezonal

Qendra e shëndetit publik në Shkup dy ditë më parë njoftoi se do të fillojë vaksinimi i qytetarëve kundër gripit sezonal, dhe kjo gjë ka filluar veç më ka filluar nga dita e djeshme, pothuajse në të gjitha qytetet e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo çfarë duhet veçuar është interes i madh për vaksinim kundër gripit sezonal në Kumanovë. Rreth 420 qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sot paradite deri atëherë kur punon edhe Qendra për shëndet publik.

Vaksinimi bëhet nga ora 8 deri në ora 18, nga e hëna e deri në të premten, si edhe nga ora 8 e deri në ora 14, të shtunën. Çmimi i një vaksinimi kushton 400 denarë.

Vaksina mbron nga tre lloje viruses, dy lloje të tipit A dhe një lloj të tipit B, dhe është i rekomandueshëm kryesisht për persona me sëmundje kronike, pa dallim moshës, për pesona mbi 65 vjeç, persona me imunitet të dobët, persona që janë të ekspozuar me shumë persona tjerë, punëtorë shëndetësor, si edhe për të gjithë ata që dëshirojnë vullnetarisht të marrin masa parandaluese. /Telegrafi/

Exit mobile version