Site icon Telegrafi

Në Kumanovë fillon trajnimi i qytetarëve për qiradhënie

Drejtoria për të ardhura publike (DAP) do të nisë nga sot realizimin e programit edukativ për qytetarët, me temë: ”Paraqitja dhe taksimi i të ardhurave të realizuara nga dhënia me qira të pronave të tundshme dhe të patundshme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Trajnimi fillon në Kumanovë, pastaj në Gradsko dhe Bogdanci, ndërkaq brenda një muaji janë paraparë 46 takime pune me qytetarë nga 36 komuna të Maqedonisë.

Për të marrë pjesë në këto trajnime, të interesuarit duhet të lajmërohen, më së voni dy ditë para trajnimit.

Projekti zbatohet në kuadër të Planit për menaxhimin në pajtueshmëri me DAP-in, që si cak e ka qiradhënien e pronave të tundshme dhe të patundshme./Telegrafi/

Exit mobile version