Site icon Telegrafi

Në kujtim të Cruyff: Lojtarët më të mirë që kanë bartur numrin 14

Sot (e enjte) 24 mars 2016, bota e futbollit është në zi pasi legjenda Johan Cruyff  ka ndërruar jetë.

Holandezi vdiq i rrethuar nga familjarët e tij në moshën 68-vjeçare, e gjitha kjo pas një lufte të gjatë me kancerin.

Ai ndryshe quhej ‘Pele i bardhë’ dhe gjatë karrierës së tij kishte fituar ‘Topin e Artë’ tri herë në vitet 1971, 1973 dhe 1974.

Numri i preferuar i Cruyff ishte 14-të dhe që nga dita kur ai vendosi ta bartë këtë numër, holandezi është bërë sinonim i këtij numri.

Vlen të theksohet se Ajaxi ka tërhequr këtë numër që nga viti 2007.

Në nder të tij më poshtë keni një listë me lojtarët më cilësor që kanë mbajtur këtë numër gjatë karrierës së tyre. /Telegrafi/

1.Johan Cruyff

2.Thierry Henry

3.Xabi Alonso

4.Theo Walcott

5.Fernando Llorente

6.Guti

7.Claudio Pizarro

8.Juan Sebastián Verón

 

Exit mobile version