Site icon Telegrafi

Në kujtim të 98 viktimave të Rezallës

Forcat serbe më 5 prill 1999 rrethuan shtëpitë e shumë familjeve në fshatin Rezallë dhe aty i pushkatuan 98 kryesisht burra dhe djem të ri.

Nga masakra e Rezallës vetëm tre kanë shpëtuar të gjallë, ndërsa deri para një viti edhe 44 konsideroheshin të zhdukur.

28 prej tyre u rivarrosen më 5 prill të vitit të kaluar, ndërsa 16 të tjerë vazhdojnë të konsiderohen të zhdukur.

Trupat e pajetë të 28 personave nga masakra e Rezallës u gjenden në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Exit mobile version