Në anën bullgare në kalimin kufitar Dellçevë-Stanke Lisiçkovo pritet deri në një orë për të kaluar kufirin, për shkak siç informojnë nga atje, “rënien e sistemit”.
Gjatë ditëve të fundit në këtë vendkalim kufitar është rritur intensiteti i qarkullimit të udhëtarëve, ndërsa pritet shumë gjatë për hyrje dhe dalje nga Bullgaria me çka është bërë kolon e gjatë.
Udhëtarët theksojnë se nga ana e Maqedonisë procedurat janë më të thjeshta dhe se nuk ka pritje të gjata.
Vendkalimi kufitar Dellçevë-Stanke Lisiçkovo në të ardhmen duhet të bëhet me tri korsi, por tani për tani për shkak të festave të fundvitit janë bërë kolona të gjata./Telegrafi/