Në kufirin më të frekuentuar “Bogorodica” për momentin për hyrje-daljet nga shteti pritet më rreth 15 minuta, informojnë nga shërbimet e kufirit.
“Ajo është koha e nevojitur për dorëzimin e formaliteteve doganore dhe kufitare, kurse vonesa nuk ka pasur as këtë mëngjes në kohë nga 7:30 deri në ora 9:00 kur ka qenë më e frekuentuar”, tha Komandanti Mile Toshev.
Me numër më të madh janë turistët e Maqedonisë dhe Serbisë që shkojnë për pushime në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjatë periudhës verore kjo pritje është ditpërditshme dhe konsiderohet se krejt normale sepse është sezoni turistik.
Nga LAAM paralajmërojnë për vozitje të kujdesshme për shkak të frekuencës së madhe nëpër rrugë./Telegrafi/