Telegrafi

Në Kubë është krijuar vaksina kundër kancerit të mushkërive

Hulumtuesit në ishull, e kanë zbuluar një vaksinë, kundër kancerit të mushkërive, që tani është në dispozicion vetëm të kubanëve, transmeton Telegrafi.

Nuk është e habitshme se në vendin e njohur për përpunimin e duhanit, kanceri i mushkërive është shkaktar i një nga katër rastet e vdekjeve.

Kjo vaksinë, nuk funksionin kundër sëmundjes virale apo parandalimit – por, iu jepet pacientëve që e kanë fituar sëmundjen.

Cimavax ka treguar rezultate në zgjatjen e jetës së pacientëve të sëmurë me kancer në mushkëri – që zakonisht i mbytë të prekurit në mënyrë shumë të shpejtë.

Medikamenti është aprovuar në Kubë, ndërsa është duke u provuar në vende të tjera. /Telegrafi/