Telegrafi

Në kuadër të Prifest, Instituti Francez i Kosovës organizon tryezë diskutimi mbi temën “Prodhimi i Filmit sot, kur faktori gjinor bëhet qendror”

Të martën ka filluar edicioni i 16-të i Prifestit me premierën botërore të filmit “Lejlek” nga regjisori Isa Qosja.

Përveç një programacioni të pasur dhe të plotë, festivali ofron aktivitete diskutimi dhe debate mbi tema shoqërore të lidhura me zhvillimet e kinemasë, transmeton Tegrafi.

Në këtë kuadër, sipas një komunikate nga Ambasada Franceze, Instituti Francez i Kosovës do të organizojë të mërkurën një debat në formë të një tryeze të rrumbullakët, me temën Prodhimi i filmit sot kur faktori gjinor bëhet qendror.

“Instituti Francez i Kosovës do të organizojë të mërkurën më 11 shtator nga ora 16:00 deri në 17:00 një debat në formë të një tryeze të rrumbullakët : Prodhimi i filmit sot : kur faktori gjinor bëhet qendror ”, thuhet në komunikatë.

Tutje thuhet se në këtë debat do të jenë të pranishën edhe nga Ambadasa e Frances dhe do te diskutohet per integrimin e çështjes së gjinisë ne kinematografi.

“Në këtë debat, profesionistë të ndryshëm do të diskutojnë për integrimin e çështjes së gjinisë në kinematografi, një temë thelbësore në prodhimin aktual kinematografik. Të pranishëm për këtë diskutim do të jenë Laëtitia Kulyk, Attachée audiovisuelle rajonale e Ambasadës së Francës, Fatos Berisha, Drejtor i Prifest, Valmira Hyseni, Producente kosovare, Virginie Lacombe nga Virgine Films, dhe Jean-Baptiste Maitre nga Alpha Violet”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/