Site icon Telegrafi

Në KSHZ kanë arritur edhe 980 pako të reja me aparate për gjurmët e gishtërinjve

Arritën edhe 980 pako të reja me aparate për gjurmët e gishtave për zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Kreu i KSHZ-së Dashtevski tha se të gjitha aparatet për shenjat e gishtërinjve do të jenë gati një javë para zgjedhjeve.

“Nëse organizohet mirë plotësimi gjithçka do të përfundojë një javë para zgjedhjeve, gjë që është e mirë, ndërsa do të mbetet vetëm distribuimi i aparateve”, tha Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ.

Ndërkohë prej sot ka filluar edhe trajnimi i anëtarëve i anëtarëve të komisioneve komunale zgjedhore për përdorimin e terminaleve për shenjat e gishtave.

“Kemi 130 edukatorë, të cilët janë të ndarë nga dy, do të thotë janë 60 grupe në terren çdo ditë dhe lëvizin sipas radhitjes, kështu që në çdo qytet, komuna, mjedise rurale ku ekzistojnë vendvotime ka listë se kush kë do të trajnoj dhe në sa vende”, deklaroi Aleksandar Dashtevski, Kryetar i KSHZ-së.

Dashtevski tha se ka filluar akreditimi i vëzhguesve për zgjedhjet lokale. Për momentin kërkesa për akreditim kanë kërkuar organizatat ndërkombëtar, nga të cilat akreditimet i kanë marrë OSBE/ODIHR dhe IFES./Alsat/

Exit mobile version