Telegrafi

Në KSHZ janë dorëzuar 742 kërkesa për votim nga mërgata për referendumin e 30 shtatorit

 

Përmes ueb aplikacionit dijaspora.sec.mk deri te Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) deri sot në ora 14:00 janë dërguar 742 kërkesa për për votim që të votojnë në përfaqësitë diplomatike-konsullore të Republikës së Maqedonisë në referendumin e 30 shtatorit.

Prej tyre, 702 kërkesa janë pranuar, 11 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë duke u përpunuar, kumtoi KSHZ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu KSHZ: Personat e vdekur po largohen nga Lista Zgjedhore

Deri dje në Zyrat rajonale të KSHZ-së kontroll në Listën Zgjedhore kanë kryer gjithsej 1.216 qytetarë. Numër më i madh i qytetarëve që kanë bërë kontrollim në Listën zgjedhore janë: Manastir- 188, Radovish -104 dhe Strumicë -101./Telegrafi/