Site icon Telegrafi

Në KSHZ janë dorëzuar 23 ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve deri ditën e djeshme ka pranuar 23 ankesa për procedurën e votimit dhe rezultateve, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Siç informojnë nga KSHZ, shtatë ankesa ka dorëzuar partia “BPRM”, për vendvotimet 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në Komunën Nagoriçani i Vjetër.

Shtatë ankesa ka dorëzuar LSDM, për vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në Komunën e Shuto Orizares, një ankesë në Komunën e Koçnes, Komunën e Koçanit dhe për Komunën e Çeshinovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Koalicioni i udhëhequr nga OBRM-PDUKM ka dorëzuar një ankesë, që ka të bëjë me vendvotimin 1532 në Probishtip.

Kurse pesë ankesa ka dorëzuar BDI, për vendvotimet 2341, 2352 dhe 2355 në Komunën e Studeniçanit, si dhe për vendvotimet 2017 dhe 2018/1 në Komunën e Zhelinës.

Tre ankesa janë dorëzuar nga Grupi i votuesve Enver Pajaziti, që kanë të bëjnë me vendvotimet 2037, 2040/1 dhe 2038 në Komunën e Bërvenicës./Telegrafi/

Exit mobile version