Site icon Telegrafi

Në KSHZ diskutohet për Listën zgjedhore

Komisioni Shtetëror Zgjedhor e ka filluar mbledhjen e paralajmëruar për ditën e sotme për Listën zgjedhore, ku marrin pjesë përfaqësues nga institucionet, partitë politike dhe ambasadorët e SHBA-ve, BE-së, OSBE=së dhe IFES, si edhe përfaqësues të OJQ-ve MOST dhe Civil, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të KSHZ-së, kryetari Aleksandar Çiçakovski ka informuar për rezultatet nga pastrimi i Listës zgjedhore, deri në momentin e shtyrjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, e më pastaj pjesëmarrësit i kanë prezantuar qëndrimet e tyre.

Në takim janë edhe përfaqësuesit e partive politike si, Artan Grubi nga BDI, Nikolla Todorov nga OBRM-PDUKM, Bekim Fazliu nga PDSH dhe Damjan Mançevski e Cvetanka Ivanova nga LSDM-ja.

Në takim janë edhe pjesëmarrës nga ministria e drejtësisë, e punëve të brendshme dhe nga ministria e punëve të jashtme, Enti Shtetëror për Statistika, Drejtoria e numrave amë, Sekretariati për çështje evropiane, dhe Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale./Telegrafi/

Exit mobile version