Telegrafi

Në Krushevë një paraglajdist vdes dhe një tjetër lëndohet rëndë

Një paraglajdist ka vdekur, ndërsa një tjetër ka marr lëndime të rënda trupore pasi që të dy kanë rënë në vendin e quajtur Meçkin Kamen në Krushevë, deklarojnë nga MPB.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 12:40 tek vendi Maçki Kamen.

Personi i cili ka marr lëndime të rënda trupore është dërguar për mjekim në Prilep.

Sipas Natalija Siporvës, komandanti i sektorit për mardhënie me publikun në MPB, detajet tjera për ngjarjen tragjike nuk dihen.

Policia po bën hetim në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/