Site icon Telegrafi

Në Krujë sekuestrohen 20 bimë narkotike të llojit kanabis, arrestohet një person

Foto: Ilustrim

Policia e Shtetit ka sekuestruar disa bimë narkotike kanabis në Krujë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren.

“Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim (në një arë të mbjellë me misër), në fshatin Thumanë, u gjetën të kultivuara 20 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi P. K., 50 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal./Telegrafi/

Exit mobile version