Site icon Telegrafi

Në Kroaci arrijnë vaksinat nga kompanitë Moderna dhe AstraZeneca

Në Kroaci sot fillon shpërndarja e 25.200 dozave të vaksinave të kompanive Moderna dhe AstraZeneca, të cilat do të përdoren për të vaksinuar grupe të prekshme të popullatës.

Dozat e para prej gjithsej 25.200 vaksinave të mbërritura në Republikën e Kroacisë sot do të dërgohen në rajonet e Dalmacisë dhe Slavonisë me qëllim vaksinimin e grupeve më të rrezikuara të popullsisë.

Mirëpo, Partia Kroate e Pensionistëve (HSU) e konsideron vaksinën e AstraZeneca-s si joefektive, duke kërkuar që ajo të mos u jepet personave mbi 65 vjeç, raporton Anadolu Agency.

Nga kjo parti theksojnë se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka miratuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca me disa kufizime sa i përket efektivitetit të saj, veçanërisht për popullatën e moshuar, ndërsa disa qeveri evropiane kanë vendosur të mos e përdorin këtë vaksinë për të moshuarit.

Nga ana tjetër, Instituti Kroat i Shëndetit Publik thotë se nuk është racionale të refuzohet kjo vaksinë, e cila, siç thonë ata, zhvillon imunitet ndaj coronavirusit pas dozës së dytë me 82 për qind efikasitet.

Exit mobile version