Site icon Telegrafi

Një shtetas i Maqedonisë arrestohet në Kroaci për kontrabandë me emigrantë

Foto: Ilustrim

Një shtetas i Maqedonisë është arrestuar në Kroaci për kontrabandë me 25 emigrantë, transmeton Hina.

Ai është ndaluar nga policia sot në afërsi të Imotskit, teksa me një furgon po transportonte 25 shtetas të huaj të cilët po qëndronin ilegalisht në Kroaci.

“Ekziston dyshimi i bazuar se 51-vjeçari, për interesa personale, ka ndihmuar shtetas të huaj me lëvizje të paligjshme, duke i kapur sipas marrëveshjes së mëparshme në zonën e Imotskit, pasi kanë hyrë ilegalisht në territorin e Kroacisë në këmbë”, njofton Antonela Lolic nga policia e Splitit.

I arrestuari 51-vjeçar shtetas i RMV-së është dërguar në mbajtje dhe kundër tij është bërë kallëzim penal.

Exit mobile version