Site icon Telegrafi

Në Kriva Pallankë vitin e kaluar janë paraqitur 44 kërkesa për informacione nga karakteri publik

Gjatë vitit të kaluar në pajtim me Ligjin për qasje të lirë në informacione, në Komunën e Kriva Pallankës janë paraqitur 44 kërkesa. Përqindja më e madhe e kërkesave kanë të bëjnë me informacione, akte, dokumente të proceduara me punën e administratës komunale, Këshillit komunal dhe kryetarit të komunës. Këto të dhëna i prezantuan sot në raportin vjetor për vitin 2016, në seancën e 39-të Këshilli komunal i Komunës së Kriva Pallankës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu ka kërkesa edhe për punën e komunës gjatë kryerjes së punëve nën kompetencat e tyre edhe atë: 13 kërkesa për informacione të cilat lidhen me resurset njerëzore, 10 kërkesa në fushën e financave, buxhetin komunal dhe raportet financiare, një kërkesë për informacion në fushën e hetimeve komunale, dy kërkesa në vërtetimin e statusit të drejtësisë dhe të tjera.

Gjithë 44 kërkesat janë për informacione nga karakteri publik në pajtim me ligjin për qasje të lirë tek informacionet dhe gjitha kanë marrë përgjigje pozitive./Telegrafi/

Exit mobile version