Nga fillimi i vitit zjarrfikësit në Kriva Pallankë kanë regjistruar tre intervenime, në të cilat dy kanë qenë oxhaqe të djegura. Zjarrfikësit theksojnë se duhet të bëhet pastrim i oxhaqeve dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë kur nuk përdoren oxhaqet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kërë muaj kemi intervenuar në tre zjarre, një në djegien e makinës së vozitjes dhe dy oxhaqe të djegura. Njëri nga ta ishte oxhak kolektiv në ndërtesë, ndërsa tjetri në një shtëpi private, ku shkaktoi dëm mbi 100 mijë denarë”, deklaroi Ile Kocevski, komandanat i njësisë së zjarrfikësve në Kriva Pallankë.
Ai gjithashtu apeloi që në përputhje me rregulloren e vendosur nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim, gjithë personat privat të bëjnë pastrimin e oxhaqeve dy herë gjatë sezonit të ngrohjes dhe një herë gjatë periudhës së verës./Telegrafi/