Dy persona të rinj kanë mbetur të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Maksim Gorki në Vraçar të Beogradit.
A.P. (29) është qëlluar në pjesën e kofshës së djathtë, në përleshjen e sotme në orën 19:40, raportojnë mediat serbe.
I plagosuri A.P. në dosje ka 12 kallëzime penale për drogë, armë, grabitje. Urdhri për vuajtjen e dënimit me burg është në fuqi.
Nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i plagosur edhe një shtetas i RMV-së, 21-vjeçar D.L, i cili është qëlluar pas shpine. Për momentin nuk dihet nëse ka qenë në shoqërinë e A.P., apo ka mbetur i plagosur aksidentalisht.
Mediumet raportojnë se vazhdojnë kërkimet për sulmuesin.