Në komunën e Kratovës do të mbahet tryezë e rumbullakët me temë ”Roli i bashkësive lokale dhe urbane në procesin e vendimmarrjes”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Në aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale, Rajoni planor verilindor, BNJVL, përfaqësues komunal të Kratovës, Kriva Pallankës, Rankovcit, Probishtipit dhe Nagoriçanit të vjetër, përfaqësues të sektorit civil që punojnë në këtë temë.
Tryeza e rumbullakët do të mbahet nesër (e premte) dhe organizohet nga Shoqata ”Qendra rajonale për zhvillim të qëndrueshëm” në Kratovë në kuadër të projektit ”Bashkësitë lokale – baza kryesore në procesin e vendimmarrjes demokratike”.
Qëllimi kryesor i projektit është bërja e një sondazhi për nivelin e funksionimit dhe vendosja e formave të vetëqeverisjes lokale, rritja dhepërmirësimi i nivelit të aktivitetit dhe lëvizshmërisë së bashkësive lokale dhe urbane, si edhe rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve gjatë vendimmarjes në nivel lokal./Telegrafi/