Në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe ata për asambletë komunale.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se në zgjedhjet lokale të 22 tetorit kanë aplikuar gjithsej 91 subjekte politike, prej tyre 35 parti politike, 1 kolaicion, 25 deputetë të pavarur dhe 30 iniciativa qytetare.
Elezi po ashtu njoftoi se është mbyllur afati i aplikacioneve për asamblistë dhe kryetarë të komunave.