Telegrafi

Në Kovid Qendrën e Tetovës gjatë muajit mars vetëm dy të vdekur

Gjatë muajit mars të këtij viti në Kovid Qendrën në Tetovë kanë humbur jetën dy pacientë të infektuar me COVID-19, ndërsa 14 të tjerë janë pranuar për mjekim.

I ndjeri i parë është 69 vjeçari i cili humbi jetën më 2 mars e që është pranuar në spital një ditë para. Më 6 mars ka humbur jetën 61 vjeçari i cili po ashtu është pranuar në spital më 1 mars. Dy pacientët kanë qenë të sëmurë kronik dhe nuk kanë qenë të vaksinuar.

“Në krahasim me muajt e kaluar të këtij viti, marsi ishte i qetë dhe shpresojmë se kështu do të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm”, u shpreh Hasan Iljazi, mjek dhe përgjegjësi për marrëdhënie me publikun pranë Spitalit të Tetovës.

Ndryshe, nga 1 deri më 31 mars janë kontrolluar gjithsej 221 persona me simptoma./Telegrafi/