Këshilltari i kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollit, Naim Murseli për të nderuar presidentin e Amerikës, Donald Trump dhe popullin amerikan, ka vendosur që të paguaj një billbord në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku i uron shërim të shpejt atij.
Kështu bëri të ditur ai përmes një postimi në Twitter, ku shkruan po ashtu se ka përdoruar kursimet e tij për të vendosur këtë billbord.
“Kursimet e mia i përdora për të paguar “billbordin” më të shtrenjtë dhe më të madh në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, për të nderuar presidentin, Donald Trump dhe popullin amerikan. Populli i Kosovës i uron Presidentit shëndet dhe shërim të shpejt. Zoti i bekoftë shtetet tona”, shkruan Murseli.
“Shërim të shpejt President. Jeni në mendjet tona”, shkruan në këtë billord. /Telegrafi/
I used my savings to pay the largest and most expensive billboard, near Prishtina International Airport, to honor President @realDonaldTrump and the American people. The people of #Kosovo wishes the President health and a swift recovery. God bless our countries! pic.twitter.com/gvM6VqzbwR
— Naim Murseli (@NaimMur) October 6, 2020