Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka publikuar disa fotografi nga organizimi i sotëm për nder të ditëlindjes se Mbretëreshës Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Abrashi ka shkruar se Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Britanisë së madhe për përkrahjen, transmeton KosovaPress.
Postimi i plotë i Abrashit në Facebook:
“Sot festuam ditëlindjen e 90-të të Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Elizabetë të Mbretërisë së Bashkuar.
Kosova i është përjetësisht mirënjohëse Britanisë së Madhe për përkrahjen. Marrëdhëniet dhe partneriteti ndërmjet dy vendeve do të thellohen në vazhdimësi.
Urime Madhërisë së Saj dhe krejt popullit të Mbretërisë së Bashkuar” (sic), ka shkruar Abrashi. /Telegrafi/