Telegrafi

Në Kosovë rikthehet “gripi i derrit”

Gjatë 24 orëve të fundit, në Qendrën Emergjente të QKUK-së janë paraqitur katër persona që dyshohet se janë infektuar me virusin H1N1, njofton transmetuesi publik.

Njëri nga këto raste tashmë është diagnostikuar dhe është shtruar në klinikën infektive, kurse tre të tjerët po presin rezultatin e analizave.

“Nga mbrëmë kemi pranuar një rast, sot dy raste, mjaft tipike, dhe raste dyshuese për infeksion H1N1. Kemi një gjendje të alarmit në reanimim”, ka thënë mjeku Avdush Bajgora.