Site icon Telegrafi

Në Kosovë punëtorët nuk paguhen për shtatë muaj rresht

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ka publikuar të gjetura të shumta sa i përket raportit punëdhënës – punëmarrës.

Sipas këtyre të dhënave, SPEVZ, tregon se ka shumë parregullsi në raportin punëdhënës – punëmarrës.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës Jusuf Azemi, ka raportuar para organeve të saj për punën që është bërë nga 1 Shtatori i këtij viti e deri më sot.

Punëtorë që paguhen me vetëm 120 euro në muaj, punëtorë që nuk kanë marrë rrogë që shtatë muaj, por edhe punëtorë që nuk lejohen të formojnë sindikatat e tyre, janë këto çështje që ka shpjeguar kryetari i SPEVZ-it.

Dhe nga kjo periudhë, përmes një njoftimi për media, SPEVZ bënë me dije se kjo sindikatë nga e hëna do të filloj me organizimin e protestave dhe grevave, nëpër kompani të ndryshme.

“Të hënën kjo sindikatë në bashkëpunim me shoqatën e punëtorëve teknik të “Omi Impex” në Qendrën Studentore do protestojnë gjatë orarit të punës në shenjë proteste pas mos ngritjes së pagës, dhe kthimin e këtyre punëtorëve nën menaxhimin direkt të qendrës studentore”, thuhet në një njoftim për media të SPEVZ.

Parregullsi, sipas SPEVZ-it janë gjetur edhe në FSK në Kazermën “Adem Jashari” , ku shërbimet teknike i kryen kompania “MSS”. Kjo kompani, SPEVZ thotë se pesëmbëdhjetë punëtorët e saj i paguan me vetëm 120 euro pagë neto, e cila pagë është në kundërshtim të plotë me ligjin e punës dhe Marrëveshjen Kolektive.

“Ka punëtorë të kësaj kompanie që udhëtojnë edhe nga 30 km për të ardhur në punë, këta punëtorë nuk gëzojnë të drejtën e ushqimit, transportit e as të pushimit vjetor konform ligjit”, thuhet në njoftimin e tyre.

SPEVZ, thotë se në Kosovë, ka kompani që i frikësojnë punëtorët të bëjnë organizimin sindikal, pasi që nuk donë që ky mekanizëm ti zbuloj parregullsitë që bëhen në këto kompani.

“Kompania “Dervisholli”, dhe “Intereksi” nuk lejojnë themelimin e shoqatave edhe përkundër asaj se ne zyrtarisht kemi kërkuar nga pronarët që të ndihmojnë themelimin e sindikatave , pasi që e kanë obligim ligjor , të këto kompani janë vërejt parregullsi të skajshme në implementimin e ligjit”, thuhet më tutje në njoftim.

E për të pasur një zbatim të marrëveshjes kolektive, SPEVZ beson se do të arrij që përmes protestave të ndryshojë këtë gjendje, dhe nga 1 janari 2015, të fillojë zbatimi i plotë i marrëveshjes kolektive. /Telegrafi/

Exit mobile version