Site icon Telegrafi

Në Kosovë organizohet festivali i parë i muzikës country, “Contry Music Night”

Festivali “Contry Music Night” organizohet për herën e parë në Kosovë, saktësisht në ‘Ranch Resort’ në një vend ku lartësia mbidetare është 750 metra.

Veçantia e këtij festivali është vendi, lloji muzikës dhe mënyra e organizimit.

Bileta për të qenë pjesë e festivalit kushton vetëm pesë euro, ku në të përfshihet edhe “Big Swing” ose e njohur si “luhatësja e madhe”, e cila është e vetmja në rajon dhe ofron mundësinë e provimit të një eksperience ndryshe, të veçantë dhe plot adrenalinë.

Në këtë festival do të performojnë: Offchestra, Florent Abrashi, Dren Agashi, Amar Hyseni dje DJ Ari.

“Contry Music Night” do të fillojë më 26 korrik në oërn 19:00. /Telegrafi/

Exit mobile version