Telegrafi

Në Kosovë nesër mot i vranët dhe me riga shiu

Foto: Arkiv

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës njofton se nesër dhe pasnesër në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu (kryesisht ditën e enjte).

Sipas njoftimit për media temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Kushtet biometeorologjike nuk do të jenë të favorshme për disa kategori të njerëzve të cilët kanë probleme reumatike, rrugë të frymëmarrjes dhe sëmundje të ndryshme kronike./Telegrafi/